11:10 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri serb: Kosova është Jerusalemi ynë!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka krahasuar Jerusalemin me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova është Jerusalemi serb, përcjellë Indeksonline.

Në një konferencë që po mbahej për 25 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe ish-Jugosllavisë, Daçiq ka thënë se e vlerëson qëndrimin e Izraelit për të mos e njohur shtetësinë e Kosovës.

Ai madje e ka quajtur gabim të madh ndaljen e marrëdhënieve diplomatike mes ish-Jugosllavisë dhe Izralit në vitin 1967./Indeksonline/