14:47 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministria e Diasporës me “çaj për rrugë të mbarë” në Merdar

Me rastin e festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet ku jetojnë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike po e realizon aktivitetin “Çaj për rrugë të mbarë”.

Aktiviteti po mbahet sot, më 3.1.2018, në pikën kufitare të Merdarit. Përderisa ngrohen me çaj, bashkatdhetarët si gjithmonë janë mirënjohës.
“Nuk është kushedi se çka, është thjesht çaj, por me këtë po ndihemi të respektuar. Faleminderit!”, ka thënë Arben Morina, njëri nga bashkatdhetarët që jeton me familje në Austri.

Për të lehtësuar sado pak pritjet e gjata, shërbimin me çaj falas për bashkatdhetarët në kufirin Kosovë-Serbi po e bën kompania “Emona Group”.