18:09 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ua paguan zyrtarëve sigurimin shëndetësor për udhëtime

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë po përkujdesët që gjatë udhëtimit zyrtarët e saj të kënë sigurime shëndetësore.

Kjo ministri ka nënshkruar kontratë me një kompani të sigurimeve.

Titulli i kontratës dhënë nga autoriteti kontraktues “Sigurime të shëndetit në udhëtim për nevoja te MIN”, transmeton Indeksonline.

Sigurimi shëndetësor do t’i kushtojë buxhetit të shtetit  846 euro.

Kohëzgjatja e kontratës është nga 8 nëntori i këtij viti deri me 7 maj të vitit 2019./Indeksonline/