14:27 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mino Raiola konfirmon se Ibra mund të bashkohet me Milanin në janar

Mino Raiola ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic është i hapur për një kalim të mundshëm te Milani në janar.

Agjenti i yllit suedez ka thënë se Ibra ia ka lënë të gjitha mundësitë e hapura, duke përfshirë edhe atë të kalimit në Milano.

“Ibra më ka lënë të gjitha rrugët e hapura për në afatin e janarit. Kalimi te Milani është i mundshëm pasi që raportet e mia me drejtuesit e skuadrës janë shumë të mira. Na duhet të ulemi për t’i diskutuar të gjithë mundësitë e këtij transferi” ka thënë Raiola./Indeksonline/

Temat: