15:26 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Miqësorja e ”luksit” që Kosova mund ta zhvillojë vitin e ardhshëm

Uellsi dhe Kosova janë grup me pesë skuadra për kualifikimet në Euro 2020 dhe kanë data të lira për ndeshjet miqësore.

Uellsi është në grup me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin, ndërsa Kosova do të përballet me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Për shkak se ka vetëm pesë skuadra në grup, secila kombëtare do të jetë pa një ndeshje në dy nga 10 datat e caktuara të UEFA-s.

Sipas rregulloreve të konkurrencës të Euro 2020 , çdo ekip me një ndeshje të lirë duhet ta mbushë me një miqësore.

BBC ka zbuluar se Uellsi mund të ketë katër kundërshtarë potencialë, ku njëri prej tyre është Kosova.

Ryan Giggs dhe Federata e Futbollit të Uellsit do të diskutojnë kundërshtarët potencialë, Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë të gjithë të lira për ndeshjen e parë në mars.

Uellsi e pret Sllovakinë të dielën, më 24 mars 2019, por datat e lira i ka për ndeshjen e parë (21 mars 2019) dhe për ndeshjen e gjashtë (8-10 shtator 2019).

Temat: