22:09 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mirel Josa reagon pas humbjes zhgënjyese nga Drita

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka reaguar pas humbjes zhgënjyese nga Drita.

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll pas fitores së sontme ndaj Prishtinës, 2-1.

Dhe pas ndeshjes, Josa ka reaguar duke thënë se mos konkretizimi i rasteve i kushtoi rëndë skuadrës së tij, transmeton IndeksOnline.

”Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne, megjithatë gabuam në finalizimin e aksioneve”.

”Pastaj në pjesën e dytë gabuam në finalizim në dy raste me Khalid, dhe skuadra që fiton, e meriton edhe fitoren”.

”Sa i përket stadiumit të ri, kjo gjë është e mirë për ne skuadrat, tifozët si dhe për mediat”, u shpreh Josa./IndeksOnline/