Miriam Cani dedikim dashurie dhe krenarie për Albanin: Ti je pasuri shpirtërore (Foto)
Për tri ditë radhazi (2, 3 ,4 mars), kantautori shqiptar Alban Skënderaj ka mbajtur koncertin “Hapësira e një ëndrre” , teksa është bashkëshortja e tij, Mirami ajo që është krahu i djathtë i tij.
E kjo e fundit pas këtij eventi përmes një statusi në rrjetin e saj social Instagram i ka dedikuar asaj një mesazh tejet emocinues, shkruan Indeksonline. Miriami përveç krenarisë që ndjen për Albanin, ajo edhe ia ka shprehur atij dashurinë.
Ky është statusi i saj i plotë:
Te them qe jam krenare per ty eshte pak.
Te them qe te dua shume eshte akoma dhe me pak.
Si çdo here, edhe kesaj rradhe ti vendose nje standart te ri ne muzike.
Muzika dhe shpiri yte meritojne boten dhe besoj fort qe Zoti do ndriçoj cdo hap te rruges tende?
Ti je pasuri shpirterore e cdokujt qe te ka ne jete.
Mua do me kesh gjithmone prane si energji e pashtershme deri ne frymarrjen e fundit.