13:49 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Mirlind Daku tregon arsyen se pse e braktisi përfaqësuesen e Kosovës

Mirlind Daku nuk ka mundur të ndihmojë Kosovën në miqësoren e djeshme ndaj Armenisë dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e të shtunës.

Sulmuesi i Kosovës ka thënë se është i sëmurë dhe kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij nga kampi.

“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë” shkruan Daku në reagim./Indeksonline/