14:21 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Mister X” i Milanit, futbollisti që doli nga duart e Riijkard (Video)

Një emër i ri për sulmin e Milanit. Rossonerët janë hedhur në sulm për yllin e kampionatit rus, Quincy Promes. Skuadra e madhe italiane ka filluar sot bisedimet me Spartak Moskën për shërbimet e sulmuesit holandez.

Sot ka pasur një kontakt të parë midis Rossonerëve dhe agjentëve të sulmuesit.

Spartak Moska po kërkon 25 milionë euro për Promes, por dëshira e Milanit është ta huazoi atë.

Sulmuesi holandez është zbulim i legjendarit Riijkard pasi që pikërisht trajneri holandez e vërejti i pari talentin e tij./Indeksonline/