21:10 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

MIT jep sqarim pse s’po i jep leje kompanive egjiptiane, por ky nen hedhë poshtë arsyetimin e tyre!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës është përgjigjur në pyetjen e Indeksonline se pse nuk ka po i jep leje dy kompanive ajrore egjiptiane për operim në Kosovë. Sipas MIT, Kosova nuk ka marrëveshje me Egjiptin për shërbime të transportit ajror, marrëveshje e cila është e rregulluar me ECAA. “Shërbimet e transportit ajror me vendet tjera rregullohen me Konventën Ndërkombëtare për Aviacionin Civil dhe ligjin për Aviacionin Civil.

Me vendet e BE-se dhe te Ballkanit Perëndimor, Republika e Kosovës ka marrëveshje për hapësirën e përbashkët te aviacionit e njohur si (ECAA). Me shtetet tjera ka marrëveshje për shërbime të transportit ajror, si p.sh me Zvicrën, Turqinë, Emiratet e Bashkuara.

Mes Egjiptit dhe Republikës së Kosovës nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë. Ne i kemi udhëzuar përfaqësuesit e këtyre kompanive të kërkojnë nga autoritetet përkatëse të Egjiptit, inicimin e procedurës për negocim dhe nënshkrim të marrëveshjes për shërbime ajrore.

Jemi ne pritje të një kërkese zyrtare nga Egjipti, dhe posa të pranohet, atëherë shumë shpejt do të fillojnë procedurat e marrjes së pëlqimit nga MPJ dhe Qeveria për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Përgjigje të ngjashme ka dhënë edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Sherbimet e transportit ajror me vendet tjera rregullohen me Konventen ndërkombetare për aviacionin civil dhe ligjin për aviacionin civil.

Me vendet e BE-se dhe të Ballkanit Perendimor, Republika e Kosovës ka marreveshjen për hapesiren e përbashkët të aviacionit e njohur si angl. ECAA. Me shtetet tjera ka marreveshje për shërbime të transportit ajror, si p.sh me Zvicren, Turqine, Emiratet e Bashkuara. Në mes Egjiptit dhe Republikës së Kosovës nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë. Ne i kemi udhëzuar përfaqësuesit e këtyre kompanive të kërkojne nga autoritetet përkatëse të Egjiptit inicimin e procedurës për negociim dhe nënshkrim të marrëveshjes për shërbime ajrore. Jemi në pritje të një kërkese zyrtare nga Egjipti, dhe posa të pranohet, atëhere shumë shpejt do të fillojnë procedurat e marrjes së pëlqimit nga MPJ dhe Qeveria për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen ndërshteterore” thuhet në përgjigjej e Aviacionit Civil. Por, Indeksonline ka hulumtuar dhe ka gjetur nenin i cili nuk e thotë të njëjtën gjë.”Një operator mund të operojë nga ose përmes Kosovës në bazë të marrëveshjeve formale bilaterale ose multilaterale të transportit ajror, marrëveshje të miratuara dhe rregulluara në bazë të një vendimi nga Ministria” thuhet në nenin në fjalë./Indeksonline/