09:30 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mitrovicë: Babai kërcënon djalin me armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Mitrovicë është kanosur me armë nga babai i tij.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga babai i tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një AK/47 dhe  nëntë copë fishekë.  Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: