17:54 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mjegulla anullon fluturimet nga Shkupi

Mjegulla e dendur që ka përfshirë rajonin e Shkupit ka shkaktuar probleme në trafikun ajror.

Një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë anuluarnë pamundësi për të vazhduar për shkak të pamjes së dobët, ndërsa një pjesë e fluturimevejanë transferuar në aeroportet në Ohër dhe Prishtinë.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për në Stamboll, Vjenë, Basel, Budapest dhe Dubai.