14:32 / E Premte, 12 Tetor 2018

Pse fluturimet e mëngjesit janë gjithmonë më të mira?

Alarmi në 6 të mëngjesit mund të jetë mjaft i bezdisshëm, por ‘Travel and Leisure’ sugjeron që fluturimet e mëngjesit janë më të mira.

Arsyeja? Shanset gjithmonë janë më të mira për të shkuar në destinacionin tuaj pa komplikime.

Fluturimet në mëngjes kanë më pak gjasa vonimi sesa ato që ndodhin në pasdite apo në mbrëmje, shkruan IndeksOnline.

Vonesat thuhet se fillojnë fillojnë rreth orës 9 të mëngjesit çdo ditë dhe pastaj përkeqësohen nga ora 18:00. Arsyeja është trafiku ajror.

Në orët e hershme të mëngjesit, trafiku ajror ka më pak gjasa të jetë më i ngarkuar pasi që të gjitha fluturimet e një nate më parë do të kenë zbarkuar.

Edhe më mirë, mundësitë janë më të vogla që të ketë turbulencë në ajër kur udhëtoni në mëngjes, pasiqë shumica e stuhive dhe ajri i paqëndrueshëm ndodhin pasdite.

Fluturimet e hershme në shumicën e rasteve poashtu janë më të lira se ato të mëvonshme, pasiqë njerëzit gjithmojnë preferojnë më shumë gjumë sesa të vinë në aeroport në prag të agimit.