18:10 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Mjekësia ligjore në vendin ku është gjetur Malsor Dashi [Foto]

Mjekësia ligjore është në vendin ku është gjetur polici, Malsor Dashi.

Në vendin e ngjarjes janë një numër i madh i policisë dhe hetuesisë, si dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, sot në orën 15: 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër, të zhdukur që nga e shtuna./Indeksonline/