11:26 / E Enjte, 26 Mars 2020

Mjeku nga Klina që është futur në karantina, dyshohet se kishte kontakt me një pacient me koronavirus

Mjeku i njohur nga Klina, Zenun Keka është detyruar të futet në karantinë. Kjo pasi që ai është hasur duke punuar në klinikën e tij private në kundërshtim me vendimet e marra.

Poashtu, dyshohet se ai ka patur kontakt me një pacient që kishte simptoma të dyshimta me koronavirus.

Indeksonline e ka kontaktuar doktorin Keka, i cili ka thënë se është vetizoluar me vullnetin e tij.

“Kam zgjedhur vetizolimin. Kisha kontakt me një person që kishte simptoma, por që nuk ka asgjë të konfirmuar dhe nuk ka nevojë për panik. Jemi duke pritur rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe po qëndrojmë në karantinë” ka thënë Keka për Indeksonline.

Mësohet se bashkë me Zenun Kekën, janë izoluar edhe punëtorët e klinikës private të tij./Indeksonline/

Mos i humb