15:59 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Modelet mund të zëvendësohen me robot? Sofia është dëshmia më e freskët e kësaj

Me stilin e saj elegant dhe me shikimin drejt kameras, Sophia duket si një modele tjetër goditëse e cila mbulon faqet e revistave të modës.

Por nëse e shikoni më afër dhe filloni ta analizoni, do të shihni se ka diçka ndryshe tek kjo bionde e bukur.

Sophia është një modele robot, e cila sapo ka mbuluar kopertinën e revistës së parë britanike të modës, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, lexuesit mbetën të ndarë për atë që nënkuptonin për të ardhmen e modës, me disa që thoshin se janë mbetur tejet të “çoroditur”.

Sophia u krijua nga firma Hong Kong Hanson Robotics dy vjet më parë./Indeksonline/