12:01 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / B O

Modeleve benzinë të Porsches po u vjen fundi

Porsche Macan nuk pritet të vazhdojë me versionin me benzinë pas vitit 2024, kanë njoftuar nga kompania.

Në një intervistë për revistën “Autocar”, Sebastian Staiger, shef i prodhimit të veturave prestigjioze gjermane, ka thënë se për këtë ende s’është marrë vendimi final, por se pritet që kjo të hyjë në fuqi pas tre vitesh.

Ai ka shpjeguar se rol kyç në këtë vendim kanë pasur masat për ulje të emetimit të gazit.

Duke folur për këtë çështje, sipas tij, në vitin 2023, do të dalë në shitje modeli i parë elektrik i brendit luksoz. Vetura e veçantë do të krijohet në bashkëpunim me Audin.

Modeli i fundit Macan me benzinë ka motor 2.9-litërsh me 434 kuajfuqi.