18:56 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Modeli i ri i Lotus do të jetë elektriku i parë

Prodhuesi i makinave sportive britanike Lotus po përgatitet të lansojë modelin e ri në vitin 2020.

Sipas informacionit të fundit, ky do të jetë modeli i parë i elektrizuar i kësaj kompanie.

Lotus vitin e ardhshëm do të nisë modelin e parë pas 12 vjetësh dhe emri nuk është ende i njohur. Modeli i ri do të ketë një motor me djegie të brendshme përsëri, por me një nivel të elektrifikimit.

Lotus u ble më herët nga kompania kineze Geely, pronari i Volvo suedeze.