21:27 / E Hënë, 24 Shtator 2018

Moderatori i ”The Best” shfaqë xhemperin e tij qesharak

Producenti, muzicienti dhe aktori i njohur anglez, Idris Elba është sonte protagonist i ceremonisë së FIFA-s.

Elba është duke e moderuar ceremoninë, ”The Best” të FIFA-s, ku janë duke u zgjedhur më të mirët e vitit.

Dhe gjatë një momenti, kur ai hoqi xhaketën, befasoi trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, transmeton IndeksOnline.

Elba kishte të veshur një xhemper ku shihej Southgate duke festuar.

Normalisht, Elba është inspiruar nga festimet e Southates në Botëror, ku ai e drejtoi Anglinë deri në gjysmëfinale./Indeksonline/

Mos i humb