11:39 / E Premte, 28 Prill 2023 / B O

Modric alarmon Realin, humb dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Një javë para finales së Kupës së Mbretit dhe 11 ditë para duelit ndaj Manchester Cityt , shqetësimi te Real Madridi me Luka Modric është maksimal.

Ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmojnë se lojtari ka një dëmtim të muskulaturës së këmbës së majtë.

Mesfushori kroat do të mungoj ndaj Almeria e Real Sociedad në La Liga, por me shumë gjasë ka humbur edhe finalen e Kupës dhe gjysëmfinalen e parë në Champions League ndaj Manchester Cityt.

Lëndimi i tillë do së paku 2 javë pushim, që do të thotë se Modric pritet të jetë mungesa e madhe e Ancelottit në ndeshjet e rëndësishme të muajit maj./Indeksonline/