08:28 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Modric bën që idoli i tij të qajë pas fjalimit emocional në ”The Best”

Luka Modric e ka falënderuar idolin e tij, Zvonimir Boban pasi e fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA pas një sezoni të mrekullueshëm me Real Madridin dhe Kombëtaren kroate.

Mesfushori i ”Los Blancos” e fitoi ”Topin e Artë” në Kampionatin Botëror, teksa ai e fitoi edhe çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA muajin e kaluar.

Gjithashtu, ai është zgjedhur edhe mesfushori më i mirë i vitit duke mposhtur bashkëlojtarin e tij, Toni Kroos dhe Kevin De Bruynen e Manchester Cityt.

”Është një nder dhe ndenjë mahnitëse të jem këtu me këtë titull”, tha Modric, transmeton IndeksOnline.

”Gjëja e parë që dua ta them është se dua ta përgëzoj Mo Salah dhe Cristiano Ronaldon pas sezonit të mrekullueshëm që kaluat”.

”Faleminderit ata që më votuan, faleminderit Real Madridit, Kroacisë, trajnerëve të mi dhe familjes sime”.

”Gjithashtu, do të doja ta falënderoja kapitenin e Kroacisë (1998) dhe inspirimin tim, Zvonimir Boban, që na inspiroi ne për të bërë gjëra të mëdha në Rusi”, shtoi Modric./IndeksOnline/