17:54 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Modric fitues, por është e pabesueshme se cilin vend do ta zë Messi

Sot do të mbahet ceremonia e France Football, ku do të zbulohet fituesi i ”Topit të Artë”.

Çmimin në fjalë pritet ta fitojë mesfushori i Real Madridit, Luka Modric.

Reprezentuesi kroat fitoi titullin e Champions Leagues sezonin e kaluar me Realin si dhe arriti në finalen e Botërorit me Kroacinë, transmeton IndeksOnline.

Image result for modric

Do të jetë hera e parë që prej dhjetë vitesh që Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk do ta fitojnë këtë çmim.

Sulmuesi portugez dhe ai argjentinas e fituan këtë çmim nga pesë herë në dekadën e fundit.

Dhe siç zbulon një burim jo zyrtar, Ronaldo do të renditet në vendin e dytë në këtë garë, derisa Messi në vendin e pestë./IndeksOnline/