11:56 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Modric reagon më në fund pas zërave për transferimin tek Interi

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka reaguar pasi mediat shkruanin se kroati është duke kërkuar transferimin tek Interi.

Megjithatë, reprezentuesi kroat i ka quajtur këto zëra të pakuptimta.

Gjatë gjithë javës së kaluar është thënë se Madridi nuk do ta akuzojë Interin për kontaktet pa leje me Modric, transmeton IndeksOnline.

Si dhe është përmendur se Modric dëshiron të luajë tek Interi përkrah bashkëlojtarëve të tij, Brozovic, Vrsaljko dhe Perisic.

Një lajm i tillë është postuar nga ”Futbolalreves” në Instagram, në të cilën Modric ka bërë një koment.

”Kjo është gjëja më e pakuptimitë!!!”, ishte komenti i Modric.

Në fund Modric vendosi të mbetej te Real Madridi, teksa mbrëmë ndaj Getafes u inkuadrua nga pjesa e dytë./IndeksOnline/