Mogherini tregon kur mbahet takimi i radhës Thaçi – Vuçiq
Zyra e Përfaqësueset së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, ka njoftuar se në takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuciq, u diskutua për hapat drejt arritjes së një marrëveshjeje të obligueshme.
Sipas një njoftimit të lëshuar nga zyra e Mogherinit thuhet se presidentët u pajtuan për takimin e radhës pas disa javësh, transmeton Indeksonline.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, sot në Bruksel priti në takim Presidentin serb Aleksander Vuciq dhe presidentin e Kosovës, Aleksander Vuciq. Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët rishikuan progresin e bërë në diskutimet për kornizat e arritjes së një marrëveshje të obligueshme dhe legale për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Ata u pajtuan që të ritakohen brenda disa javëve dhe të vazhdojnë punën e tyre”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/