22:14 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Moldavët nuk ia dhanë vizën, Daku ua fut golin (Video)

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka shënuar gol për skuadrën e Muras, në ndeshjen ndaj ekipit nga Moldavia, St.Gheorghe, shkruan Indeksonline.

Mura fitoi me rezultat 2-1, ndërsa daku shënoi pikërisht golin e dytë i cili ishte edhe goli i fitores, në minutën e 81-të.

Sulmuesi kosovar nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e pare në Moldavi, pasi nuk i’u dha viza./Indeksonline/