Molliqaj deklaroi se Dejona Mihali votoi kundër, mirëpo ja çfarë pretendon ajo!
Zyrtarja e Lëvizjes “Vetëvendosje”nga Shqipëria, Dejona Mihali ka reaguar pasi Dardan Molliqaj deklaroi se ajo votoi kundër një takimi të përbashkët të personave që dhanë dorëheqje nga strukturat e partisë me kryesinë e LVV-së.
Mihali thotë se Molliqaj është dashur njëherë të pyes atë e jo të shkruaj statsuë në rrjetet sociale.
“Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Taksirat bëja EDIT sërish komentit në Facebook Dardan Molliqaj. Unë nuk kam votuar kundër.
E ke pasur lehtë ta konfirmosh këtë gjë, mund të më telefonoje dhe të më pyesje. Por tash na flet përmes Facebook.
Është mirë këtë jetë që kemi ta jetonim të plotë e me kuptim.
Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës.
Kjo është ftesa, thirrja e vetme dhe e përhershme që kam pasur e kam për veten së pari e për këdo që kam pasur pranë – të jetoj e punoj shqiptarisht. Të tjerat, të gjitha janë anësore dhe të kapërcyeshme.