20:25 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: Po mundohemi ta heqim roamingun me Shqipërinë pa përfunduar vera

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj po vazhdon të punoj në heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai sonte ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një video të mbledhjes së Komisioni për veprimtaritë prodhuese tregtinë dhe mjedisin të Shqipërisë, ku diskutohet për roamingun, transmeton Indeksonline.

Në mbishkrimin e vënë, Molliqaj ka thënë se po punohet që roamingu mes dy shteteve shqiptare të hiqet pa përfunduar vera.

Më poshtë postimi i Molliqajt:

Edhe Shqipëria drejt miratimit të rezolutës për heqjen e Roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Do të qëndrojmë prapa rezolutave që kemi propozuar për t’i shtyer ato deri në realizim.

Po mundohemi që Roamingun ta heqim pa përfunduar sezoni veror

Falënderoj deputetët shqiptarë për mbështetjen dhe punën për ta shtyer përpara këtë çështje. /Indeksonline/