14:43 / E Enjte, 30 Mars 2023 / B O

Momente paniku për Agueron, ish-futbollisti ndjen shqetësime në zemër

Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli para dy vitesh si pasojë e problemeve në zemër.

Ish-sulmuesit iu desh të kryente edhe një ndërhyrje kirurgjikale teksa vendosi një pajisje e cila do ta njoftonte në rast rreziku në momentin që rrahjet e zemrës do të kalonin ritmin normal.

Dhe, diçka e tillë argjentinasit i ka ndodhur në një bashkëbisedim live ku trembi jo pak audiencën.

Aguero ishte duke folur normalisht, por një moment të caktuar shtangu dhe pushoi teksa nga ana tjetër e pyetën argjentinasin për detajet.

Aguero e sqaroi situatën duke theksuar se ndjeu aritmi dhe se pajisja e vendosur i dërgoi një sinjal duke konfirmuar problemin.

Mos i humb