10:52 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momente paniku, shoferi duke i ikur zjarrit me veturë

Kalifornia është përfshirë nga zjarre të shumta në ditët e fundit.

Zjarri, i cili filloi në kanionin e lumit Feather të enjten në mëngjes, po përhapet me shpejtësi, duke detyruar banorët e shumë qyteteve që të braktisin shtëpitë.

Ky xhirim tregon më së miri momentet e paniku për të shmangur zjarrin dhe situatën emergjente që ndodhet në këtë zonë.

Është vlerësuar se rreth 1,000 ndërtesa dhe shtëpi janë shkatërruar tashmë, ndërsa janë djegur 70 mije hektarë tokë./Indeksonline/