23:34 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kontravers kur Ramos shkeli në këmbën e Sterling

Sergio Ramos është sërish protagonist i një momenti kontravers në fushën e lojës.

Spanja ishte nikoqire e Anglisë sonte në ”Benito Villamarin” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dhe skuadra e Gareth Southgate e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë, 3-2 për ta ndjekur nga afër Spanjën në grup, transmeton IndeksOnline.

Sergio Ramos stamp Raheem Sterling Spain England

Por, vëmendje mori edhe veprimi kontravers i Ramos në anësorin anglez, Raheem Sterling.

Gjatë një momenti në pjesën e dytë, është parë që Ramos e ka shkelur yllin e Manchester Cityt, derisa ky i fundit ishte i shtrirë.

Gjyqtari nuk e pa momentin në fjalë, dhe kështu Ramos mbeti pa u ndëshkuar.

Sergio Ramos stamp Raheem Sterling Spain England

Ramos është i njohur për veprime të tilla, teksa kujtojmë edhe lëndimin që ai ia shkaktoi Mo Salah në finalen e Champions League./IndeksOnline/