15:02 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Gjilan, lëndohet një person (Foto)

Një aksiden trafiku ka ndodhur para pak minutave në Gjilan, saktësisht në rrugën e njohur si ‘Rruga e Prishtinës’.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një djal i ri. Sipas një dëshmitari në këtë rast thuhet se pasi që biciklisti pati trotuarin e bllokuar nga një veturë u detyrua të dalë në rrugë, në pamundësi të frenimit të biciklistit, ai edhe është goditur nga vetura, gjë që kuptohet edhe nga fotografi të dërguara në redaksi.

Duhet përkujtuar që mungesa e hapësirës së mjaftueshme në trotuare është problem në shumë raste dhe në shumë vende të Kosovës./Indeksonline/