23:43 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Neymar ”trullosë” Shaqirin me këtë lëvizje brilliante

Edhe sonte, Neymar da Silva dha kontributin e tij për Paris Saint-Germain.

Në ”Parc des Princes”, PSG-ja mposhti Liverpoolin me rezultat, 2-1, ku një gol i takoi edhe brazilianit.

Përveç golit, Neymar ndihmoi skuadrën nga kryeqyeti francez që të dominonte ndaj ”Të Kuqëve”, transmeton IndeksOnline.

Madje, ”viktimë” e magjive të Neymar sonte ishte edhe reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, Neymar e ”turpëroi” sonte Shaqirin, por ky i fundit e ktheu shpejt topin.

Përndryshe, momentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/