09:36 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Policia e Kosovës hyn në Asamblenë e INTERPOL-it

Ky është momenti kur Policia e Kosovës është prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL’it.

Fjalim mbajti drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, para shteteve anëtare në INTERPOL.

Kosova, tashmë është në pritje në votimit nga këto shtete, por deri tani dihet se dy shtete janë kundër, Maroku dhe Rusia.

Mbledhja e përvitshme e Interpol-it, e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar