08:39 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Momenti kur Shaqiri i “sjell” lojtarët e Evertonit dhe merr duartrokitje në Anfield

Liverpooli fitoi kundër Evertonit me rezultat 5-2 në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në Anfield.

Xherdan Shaqiri luajti të gjithë ndeshjen ku arriti edhe të shënoj gol.

Në një momemet Shaqa mori duartrokitje nga tifozët e Liverpoolit pas një veprimi në mesin e fushës.

Ai bëri një lëvizje interesante duke krijuar spektakël në fushë.

Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri tha se ai me shokë do të japin maksimumin që Liverpooli të fitojë titullin kampion.

“Do të bëjmë gjithçka për t’iu sjellë tifozëve titullin kampion pas 30 vjetësh”, deklaroi Shaqiri.

“Ne tani për tani jemi në një pozitë shumë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë përpara, andaj do të duhet të punojmë shumë, mirëpo jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai. /IndeksOnline/