15:12 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Momenti që po ‘çmend’ tifozët e Arsenalit/ Xhaka shtyn Tierneyn e përqafon Alioskin

Reagime të shumta janë ngritur nga tifozët e Arsenalit, pas gjestit që Granit Xhaka bëri dje në ndeshjen kundër Leeds United.

Mesfushori Nicolas Pepe u përjashtua me karton të kuq, pasi e qëlloi me kokë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes mbrojtësi Kieran Tierney shkoi për të ‘qëruar hesapet’ me mesfushorin shqiptar, ndërsa Xhaka e shtyu skocezin dhe përqafoi Alioskin.

Kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të cilët nuk e kanë kuptuar gjestin e reprezentuesit të Zvicrës.

“A mund të më tregojë dikush pse Xhaka e përqafon Alioskin, në vend se t’i dilte krahë bashkëlojtarit të tij?” shkruan një tifoz në Twitter.

Më poshtë mund të ndiqni momentin e incidentit.

/Indeksonline/