09:00 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Moratti përmend ndihmën që ka dhënë për Kosovën

Ish-presidenti zikalter, Massimo Moratti, protagonist si i ftuar në institutin kombëtar të tumoreve (INT) në Milano është rikthyer të flas për Interin.

Në mesin e temave të prekurave ka qenë edhe ajo e Inter Campus dhe e themelimit të saj. Duke folur për të presidenti historik ka thënë:

“Eshtë një ide që ka ardhur duke parë shifrat në futboll dhe të bën të kuptosh edhe për mjerimin që është në botë dhe kështu mendon të ndihmosh në një menyrë përmes Interit”.

“Në Brazil na u është kerkuar të ndihmojmë femijët që vinin nga lagjet e varfra fillimisht, pastaj filloj edhe lufta në Kosovë, ka pasur edhe situata tjera si ajo në Kubë”, ka thënë ai duke cekur edhe ndihmën që ka bërë për Kosovën gjatë luftes.

“Hap pas hapi kemi ndërtuar një organizatë që ka prekur shumë vende me situata të vecanta. Për t’u zgjeruar me tutje duhesh të jesh i sigurt qe punon më njerëz serioz, por është një gjë për të cilën jam krenar”. /IndeksOnline/

Temat: