21:43 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Morina u kërkon falje, “Skifterat” e quajnë ish-trajner

Arbnor Morina i ka kërkuar falje tifozëve të Gjilanit “Skifterave”.

Në një postim në rrjetet sociale, Morina ka shkruar një kërkim falje për tifozët e prekur në reagimin që pati gjatë ndeshjes kundër Vushtrrisë.

“Me anë të këtij postimi po shpreh keqardhje për reagimin tim në afket, duke kërkuar falje të gjithëve atyre që janë prekur nga sjellja ime e djeshme. Raportet me simpatizuesit e të gjithë klubeve ku kam punuar, gjithmonë i kam pasur të mira dhe korrekte. “Skifetrat vazhdojnë të më motivojnë mua dhe ekipin, dhe i falënderoj për përkrahjen në cdo kohë që po na japin”, ka shkruar Morina në rrjetet sociale.

Situata mes trajnerit Morina dhe tifozëve gjilanas u përkeqësua, pasi klubi i Gjilanit u eliminua nga Kupa e Kosovës dhe se kjo ndeshje u luajt në Ferizaj dhe jo në stadiumin e Gjilanit./IndeksOnline/

Postimi i plotë i tifozëve, ku e quajnë Morinën ish-trajner…