23:49 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mos e teproni me pastrimin e duarve, këto janë arsyet

Agjentët për dezinfektimin e duarve duhet të përdoren me kujdes, pasi përveç heqjes së baktereve patogjene, ato largojnë edhe bakteret e mira që mbrojnë trupin tonë.

Shkencëtarët thonë se nuk duhet të ekzagjerojmë me përdorimin e agjentëve për dezinfektimin e duarve.

“Një aspekt i dezinfektimit të duarve që shpesh shihet, është se si ai ndikon në trupin tonë”, tha mikrobiologu  Jonathan Eisen.

Megjithëse nuk mund t’i shohim, miliona baktere janë në duart tona, lëkurë dhe zorrë.

Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë se çdo person ka një balancë të caktuar të kolonive të baktereve që e mbajnë trupin të shëndetshëm.

Një tjetër arsye pse duhet të përdoren dezinfektuesit është shfaqja e rezistencës.

“Edhe pse nuk përmbajnë antibiotikë standardë, kur bakteret bëhen rezistues ndaj disa prej tyre, atyre iu lehtësohet që të bëhen rezistuese ndaj antibiotikëve”, tha Eisen, transmeton KosovaPress.

Mjekët rekomandojnë që këto mjete të përdoren me kursim dhe vetëm pas vizitave që bëjmë në spital ose gjatë transportit publik. Por nëse jemi në gjendje të përdorim sapun dhe ujë të pastër, ato kanë përparësi, pasi studimi i vitit 2009 tregoi se përdorimi i sapunit në mënyrë të duhur vret bakteret e këqija dhe viruset në mënyrë efektive.