13:23 / E Enjte, 12 Maj 2022 / LB

Moska: Anëtarësimi i Finlandës në NATO paraqet kërcënim për Rusinë

Kremlini ka thënë se e konsideron lëvizjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n një kërcënim për Rusinë – dhe se zgjerimi i aleancës ushtarake nuk do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë apo në pjesën tjetër të botës.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO, ajo tha se Rusia “është e gatshme të jep përgjigjen më vendimtare për çdo palë që përpiqet të përfshihet në Ukrainë dhe të pengojë operacionin ushtarak special”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Megjithatë, ai i përshkroi veprimet e Finlandës si për të ardhur keq dhe “padyshim” një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”.

Rusia ka paralajmëruar më parë për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të anëtarësohen në NATO.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin thanë këtë mëngjes se vendi i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”.