10:49 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / mp

Mosmarrëveshje në trafik, lëndohet rënd njëri nga personat e përfshirë në rrahje

Një person është detyruar të shkoj në spital si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prishtinë. Ndërkaq personi tjetër, i dyshuar për përfshirje në rrahje është arrestuar.
Që të dy, me vendim të prokurorit do të ndalohen për 48 orë.

Njoftimi i plotë:
  Prishtinë 04.12.2023-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet pas një mosmarrëveshje në trafik, është përfshirë në rrahje me ankuesin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, masa e ndalimit (për 48-orë) u  shqiptohet të dyshuarit dhe ankuesit. Rasti duke u hetuar.