19:55 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Moti në Kosovë, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë në zhvillim si pasojë e ndryshimit të disa  elementeve meteorologjike, kështu që do të krijohen mundësit për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30  gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.