07:55 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Moti për dy ditë në Kosovë

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe  verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Temat: