Moti sot e nesër me reshje shiu
Në fillim të javës mot kryesisht i vranët dhe me shi, në vise malore me borë
Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe një vorbull ciklonike që ndodhet mbi Italinë jugore, do të favorizojnë, më vonë gjatë ditës dhe natës, kushte për reshje bore, të cilat pritet të pushojnë nesër gjatë mëngjesit.
Edhe ditëve të para të javës, parashihet një mot dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që pritet të mbajë vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht rreth vlerave normale, vetëm ditën e hënë kohë pas kohe mund të rriten në të pashëndetshme.
21.11 – Mot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu. Të martën vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore
22.11 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu.
23.11 – Mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +5C, e maksimalet nga 5C deri në 9C.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e ditën e martë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-13m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, por nga dita e mërkurë do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera.