18:11 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Motori elektrik i VW ID.3 është aq i vogël, saqë e zë një çantë sportive

Volkswagen lansoi muaj më parë modelin ID.3, një epokë e re e lëvizshmërisë së elektrizuar. Në zemër të këtij modeli është motori elektrik, i cili prodhohet në bazë të platformës modulare (MEB).

Dallimet e këtij motori në krahasim me benzinën ose motorin me naftë janë tashmë të dukshme në shikim të parë, pasi nuk është vetëm më pak kompleks, por edhe aq kompakt sa të përshtatet në një çantë sportive.

Ky motor, së bashku me kutinë e ingranazhit që ka vetëm 1 shpejtësi, peshon vetëm rreth 90 kg dhe gjeneron deri 204 kuajfuqi, shkruan IndeksOnline.

Motorët elektrikë për automjetet MEB për Evropën dhe Amerikën e Veriut janë duke u ndërtuar në fabrikën e VW në Kassel. Cdo vit planifikohen prodhim deri në 500,000 njësi.

Për më tepër, fabrika në Kassel bashkëpunon ngushtë me uzinën kineze Tianjin, ku paralelisht prodhohet e-drive për tregun kinez. Së bashku, të dy vendet do të prodhojnë deri në 1.4 milion motor elektrik në vit nga 2023 e tutje.

Kjo e bën grupin Volkswagen një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për motor elektrik.