15:22 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mourinho do të rikthehet te Real Madridi ?

Jose Mourinho është në pritje të thirrjes për ta bërë një rikthim triumfues në Real Madrid.

Humbja 3:0 në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së ka bërë që të shtohet presioni për Zidanen vetëm gjashtë muaj pasi u rikthye në Real Madrid.

E pasi që nuk po arrin suksese Zidane ka pasur disa raportime se mund të kemi një rikthim të mundshëm të Mourinhos te gjiganti spanjoll.

Po ashtu edhe Perezi kishte shprehur keqardhjen për largimin e Mourinhos nga Real Madridi, por shefi i Realit ka ruajtur marrëdhëniet me Mourinhon dhe besohet se portugezi është i vetmi njeri që mund ta rikthejë klubin në formë.

Mirëpo se a do të ndodhë ky rikthim i Mourinhos mbetet të shihet./Indeksonline/.