14:41 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho duhet të veprojë kështu nëse dëshiron të mbetet në Man United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho duhet ta shesë Paul Pogban ose në të kundërtën do të shkarkohet.

Kështu të paktën mendon ish-ylli i Manchester Unitedit, Tommy Docherty.

Manchester Unitedi është në një situatë tensionuese pas konfrontimit të Pogbas dhe Mourinhos.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë pas humbjes, 1-3 nga West Hami dje, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news Jose Mourinho Paul Pogba

Dhe Docherty beosn se opsioni më i mirë është shitja e 89 milionëshit, Paul Pogba.

”Unë do ta lija Pogban të largohet. Ai qartë nuk dëshiron të jetë në këtë klub”, tha Docherty për Sunday People.

”Forma e tij nuk është aspak konsistente. Unitedi nuk duhej ta rikthente atë”.

”Dhe nëse Mourinho dëshiron të mbetet në klub, atëherë duhet ta largojë Pogban”./IndeksOnline/

Man Utd news Jose Mourinho Paul Pogba