15:40 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mourinho e thotë haptas: Fëmijë të llastuar, pa karakter dhe personalitet

Me një gjuhë të zakonshme, që është shumë larg asaj diplomatike, por me synimin për të shkundur ata futbollistë që nuk iu përgjigjen urdhrave në fushën e lojës, Jose Mourinho fitoi sërish kopertinat e tabloidëve.

Tekniku portugez i Manchester United kishte në shënjestër këtë radhë 4 protagonistë, të cilët nuk i renditi mes të rriturve dhe la të kuptohej se janë pa personalitet. Në shënjestrën e “Special One” ishin Luke Shaë, Anthony Martial, Marcus Rashford e Jesse Lingard.

“Ka disa futbollistë, të cilëve iu mungon pjekuria, e më lini ta qartësoj këtë gjë. E kam fjalën në pikëpamjen personale. Në fillim kishim më shumë burra dhe njerëz të përgatitur për jetën, por tani kemi fëmijë të llastuar”, tha Jose Mourinho.

“Luke Shaë ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Po flas për këtë lojtar dhe për Martial, Lingard, Rashford. Të gjithë janë të rinj me të ardhme, por iu mungon karakteri dhe personaliteti”, tha “Special One”.

Temat: