16:08 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Mourinho i gatshëm, e do Hysajn në United

Skuadra e Manchester Unitedit është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit prej 44 milionë funtesh për mbrojtësin e Napolit Elseid Hysaj.

Nënshkrimi me një mbrojtës të djathtë është prioriteti kryesor i trajnerit portugez gjatë afatit kalimtar të verës.

Hysaj, 24 vjeç është cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe ka gëzuar paraqitje të shkëlqyera dhe transferimi i tij te Manchester United do të ishte një blerje e qëlluar e cila do ta forconte mbrojtën e skuadrës.

Përveç “Djajve të Kuq”, të interesuar për shqiptarin janë edhe disa klube të mëdha europiane, përfshi Paris Saint Germain. /IndeksOnline/