15:17 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho mori një mesazh të qartë gjatë ndeshjes, Angli – Spanjë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford i ka dërguar mesazh trajnerit, Jose Mourinho gjatë ndeshjes, Angli – Spanjë dje.

Kështu të paktën mendon ish-mbrojtësi i Liverpoolit, tani analist i ESPN, Steve Nicol.

Rashford shënoi për Anglinë në humbjen, 1-2 nga Spanja në ndeshjen hapëse në Ligën e Kombeve.

20-vjeçari startoi nga minuta e parë dhe mund të shënonte më shumë se një gol, transmeton IndeksOnline.

Jose Mourinho England Spain

Mourinho ishte duke e shikuar ndeshjen nga tribunat në ”Wembley” dhe Nicol tha se Rashford dëshmoi se mund të luajë në qendër të sulmit për Man Unitedin.

Por, analisti ende dyshon nëse Mourinho do të zgjedhë që të luajë me Rashfordin në këtë pozitë në të ardhmen.

”Mirë, Rashford duhet të luajë aty ku luajti mbrëmë”.

”Ai mund të shënonte tre-golësh, megjithatë ai shënoi një gol të bukur. De Gea bëri gjithashtu një pritje të madhe nga goditja me kokë nga Rashford”.

Marcus Rashford England

”Rashford dukej i rrezikshëm, por problem se ai do të startojë në këtë pozitë te Manchester United”, tha Nicol./IndeksOnline/