21:34 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / A. A

Mourinho shënon fitoren e parë zyrtare me Romën

Roma ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 2-1 në Turqi.

Pellegrini dhe Shomurodov shënuan golat për romanët ndërsa Cornelius realizoi për turqit.

Kjo ishte fitorja e parë zyrtare për trajnerin Jose Mourinho.

Ndeshja kthyese e Playoffit të Conference League zhvillohet pas një jave.

/Indeksonline.